Ja kushtet skandaloze ku jetojnë emigrantët kosovarë në Francë (FOTO)

Të tmerrshme janë kushtet në të cilat po qëndrojnë kosovarët në vende të improvizuar në shtete të Evropës.

Të premten televizioni "France 3" ka sjellë një tjetër reportazh nga një fermë e kthyer në vendqëndrim për qindra kosovarë, që po vazhdojnë çdo ditë ta lënë Kosovën për të kërkuar një jetë më të mirë, raporton KTV.

Në stalla të fermave po flenë kosovarët që po vazhdojnë të ikin nga Kosova. Si të tmerrshme e përshkruan gjendjen e tyre televizioni "France 3" në një kamp të improvizuar që gjendet në Mulhouse, qytet në kufi me Zvicrën.

Disa organizata janë duke u munduar t’u dalin në ndihmë, por problemi qëndron te Qeveria, thotë Francë 3, sepse ata janë këmbëngulës për të mos u dhënë azil.

Ndërkohë, nga Prishtina vazhdojnë çdo natë në orën 21 të nisen dhjetëra autobusë që përmes Serbisë, pastaj të ikin në vendet evropiane. Të enjten në mbrëmje janë nisur më shumë se 10 prej tyre. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2015, ora 15:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori