Deri më tani janë identifikuar mbetjet mortore të 17 personave që u gjetën në Rudnicë të Rashkës në Serbi.
Kështu kanë deklaruar zyrtarë të Shoqatës Për të Pagjeturit "Pengu i Lirisë" në Skënderaj.
Kryetari i shoqatës, Metë Thaçi ka dhënë edhe detaje lidhur me trupat.
"Gërmimet në varrezën masive në Rudnicë të Rashkës janë duke vazhduar, por deri me tani nga ato mbetje mortore që janë gjetur, 17 janë të viktimave të krimit që kryen forcat policore, ushtarake e paramilitare serbe në Rezallë. Gjashtë nga ato janë sjellë në Kosovë më 22 gusht, ndërsa të tjerët do të dorëzohen te ne më 12 shtator”, ka thënë Thaçi per Zeri.
Ja kush janë emrat e shqiptarëve të vrarë nga ushtria e policia serbe
Trupat e pajetë të shqiptarëve, të cilët janë masakruar gjatë Luftës së Kosovës, janë: Demir
Rukolli (Rezallë), Ukë
Hoti (Marinë), Alush
Hoti (Marinë), Jahë
Rukolli (Rezallë), Demir Deliu (Rezallë) dhe Nebih Kodra (Prekaz i Poshtëm).
Trupat e këtyre personave janë dorëzuar nga Serbia më 22 gusht.
Ndërsa më 12 shtator në Merdarë do të dorëzohen: Adem Deliu (Rezallë), Vesel Deliu (Rezallë), Ilaz
Rukolli (Rezallë), Avdullah
Rukolli (Rezallë), Besim
Rukolli (Rezallë), Xhemajl
Zabeli (Rezallë), Mehmet
Zabeli (Rezallë), Burim
Zabeli (Rezallë), Përparim
Hoti (Marinë), Azem
Hoti (Marinë) dhe Blerim Dobruna (Llazicë – Malishevë). /albeu.com/
Shtuar më 08/09/2014,
ora 09:43