Ja kush është viktima i të ftohtit në Hungari
Viktima nga i ftohti në Hungari mësohet të jetë Ali Fetahu (1960) nga Ferizaj.

Ai mendohet se ka patur probleme shëndetësore dhe ka patur vështirësi në të folur dhe në të ecur, shkruan Express.

Ali Fetahu ishte nisur i vetëm për në Hungari dhe nuk i ka lajmëruar familjarët e tij.

Kryetari i Ferizajt Muharrem Sfarqa është shprehur se i ka dërguar ngushëllime të sinqerta familjes të të ndjerit dhe se është në dijeni se kanë nisur procedurat për kthimin e trupit të Aliut nga Hungaria./albeu.com/


Shtuar më 07/01/2015, ora 15:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori