Ja kush është prokurori i ri që do hetojë krimet e supozuara të UÇK-së
Pëlqej
Task Forca e BE-së, e cila ka hetuar pohimet e senatorit zviceran Dick Marty për trafikim me organe dhe krime luftë në Kosovë, nuk do të ketë më në krye të saj Clint Uilliamsonin.

Atij i ka përfunduar mandati pikërisht sot dhe në vend të tij është emëruar prokurori Kwai Hong Ip.

Williamson ka bërë të ditur se Hong IP, do të vazhdojë mbledhjen e dëshmive deri në formimin e Gjykatës, para të cilës pritet të dalin ish-pjesëtarë të UÇK-së që dyshohen se kanë kryer krime lufte, transmeton Express.

Për prokuoririn e ri mund të gjenden shumë pak të dhëna.

Hong ka qenë pjesë e Tribunalit për ish-Jugosllavinë, por se për të nuk mund të gjendet as edhe një fotografi në internet. /albeu.com/


Shtuar më 24/08/2014, ora 09:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori