Ja kush është "kundërshtari" i Thaçit për president brenda PDK-së
Në mbledhjen e sotme të Partisë Demokratike të Kosovës është propozuar Rafet Rama si kundërkandidat i Hashim Thaçit për president të Kosovës.

Ky është njëri prej vendimeve që ka dalë nga kjo mbledhje.

Por, PDK-ja është kujdesur edhe për kuorumin që nevojitet atë ditë në sallën e Kuvendit të Kosovës.

PDK-ja ka nxjerrë edhe një vendim tjetër përmes të cilit u kërkohet të gjithë deputetëve të PDK-së që në seancën kur do të zgjidhet presidenti, të qëndrojnë në sallë, pavarësisht situatës që krijohet aty, percjell Gazeta Tribuna. /albeu.com/
Shtuar më 26/01/2016, ora 12:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori