Ja kush është i arrestuari tjetër bashkë me imamin
Pëlqej
Sot, bashkë me imam Zekirija Qazimin, është arrestuar edhe një tjetër person.

Ai është Lulzim Kabashi nga Polaci i Skënderajt.

Sipas një burimi të “Zërit” që të dy të arrestuarit kanë qenë dikur bashkëpunues si studentë në Kairo.

Kabashi dhe Qazimi janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se me veprimet e tyre kanë rrezikuar sigurinë e shtetit.

Ata dyshohet për veprën rekrutim për terrorizëm, organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist, nxitje të urrejtjes, përçarje ose mosdurim kombëtar, racor, fetar apo etnik./albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 11:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori