Ja kush është agresori që sulmoi Milot Hasimën
Shokë dhe familjarë të Sovran Sylës kanë folur rreth karakterit të Sovranit.

Ata kanë thënë se veprimi që ka kryer Sovrani ndaj gazetarit të Klan Kosovës, në fakt nuk është një veprim që është në natyrën e Sovranit.

Sipas tyre, djali është vënë në siklet, për shkak se në You Tube qarkullonte një video, ku shihet ai teksa reklamon një produkt, i cili ndihmon në marrëdhënie seksuale, raporton Telegrafi.

Shumë shokë kanë nisur ta ngacmojnë Sovranin, duke i thënë se "kur do ma japësh një ilaç të tillë se më duhet".

Një gjë e tillë e ka shtyrë Sovran Sylën që ti kërkojë disa herë gazetarit Milot Hasimja, që kishte ngarkuar videon, që të mund ta hiqte atë video, ku shfaqet edhe Sovrani.

Mirëpo, Miloti nuk e ka bërë.

Ndodhur nën presion, Sovrani ka kryer aktin ekstrem, duke e therrur me thikë në qafë Milotin, i cili për fat të mirë tani është në shtëpi shëndoshë e mirë./albeu.com/
Shtuar më 29/10/2014, ora 17:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori