Ja kush është agjenti kosovar i vrarë në Siri
Pëlqej
Agjencia Kosovare e Inteligjencës e ka përgënjeshtuar lajmin se një bashkëpunëtor i saj është vrarë në luftën e Sirisë.

Mirëpo, "Koha Ditore" insiston se informacionet e saj janë të sakta, madje edhe jep detaje rreth personit që është vrarë.

"F.S., rreth 42 vjeç ishte rekrutuar si informator dhe bashkëpunëtor nga AKI-ja për të dhënë informacione rreth shkuarjes së kosovarëve në Siri. Ai ishte identifikuar nga agjencia që drejtohet nga Bashkim Smakaj dhe ishte rekrutuar, pas shkuarjes së parë në Siri si njëri prej vullnetarëve të parë. F.S. ishte zgjedhur edhe për shkak të lidhjeve familjare dhe besueshmërisë që kishte në mesin e drejtuesve të lëvizjes islamike “Bashkohu”", thuhet në një shkrim të gazetës.

Po KD, raporton se familja e 42-vjeçarit nuk ka qenë e informuar se djali i tyre ka qenë agjent i AKI-së. /albeu.com/

Shtuar më 22/08/2014, ora 17:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori