Ja ku do të votojnë nesër Haradinaj, Hoti e Kurti
Kosova nesër voton në zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Të drejtë vote kanë afërisht 1.9 milion qytetar në të vendin.

Vendvotimet hapen në ora 7 të mëngjesit dhe mbyllën në 7 të mbrëmjes.
Janë tre kandidatë të nominuar për kryeministër: Ramush Haradinaj, Avdullah Hoti dhe Albin Kurti.

Vendet dhe orët ku do të votojnë nesër liderët kryesorë të vendit:
09:30 – Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Prof. Dr.

Avdullah Hoti, voton në objektin e Fakultetit Filologjik në Prishtinë.
10:30 – Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryeministri i vendit, akademik Isa Mustafa, voton në Shkollën Fillore “Emin Duraku” në Prishtinë.

10:00 – Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, voton në objektin e shkollës “Faik Konica”. Vendi: Lagja Pejton, Prishtinë.
09:00 – I nominuari për kryeministër nga Koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, nesër në ora 9, voton në Shkollën e Mjekësisë “Ali Sokoli” në Prishtinë. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2017, ora 23:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori