Fitoi një divan nga reklamat në internet, gruaja amerikane gjen brenda 36 mijë dollarë (FOTO LAJM)

Një grua në Kaliforni ka gjetur 36,000 dollarë në një divan, që e fitoi nga një faqe reklamash. Afrikano-amerikanja, Vicky Umodu, donte të arredonte shtëpinë e saj të re kundrejt një pagese të vogël dhe ishte shumë e lumtur që gjeti këtë divan.

Sapo vendosi divanin në shtëpinë e saj, Umudu vuri re një pako të dyshimtë në një nga jastëkët e tij: disa zarfe plot me para, secila prej të cilave përmbante mijëra dollarë.

Me ndershmëri, Umudu kontaktoi ata që i kishin dhënë divanin, për t’i njoftuar për gjetjen e saj dhe për t’u dorëzuar paratë.

Familja, e cila ka boshatisur shtëpinë e një të afërmi që kishte ndërruar jetë pak kohë më parë, u përgjigj se nuk ishin plotësisht në dijeni për ekzistencën dhe origjinën e këtyre parave. Por për të kënaqur Umudu, ai i dha asaj më shumë se 2000 dollarë për të blerë frigoriferin e ri që i duhej.