COVID-19 depërton në burgun e Fierit, infektohet i dënuari

COVID-19 ka hyrë edhe në burgun e Fierit.

Burimet bëjnë me dije se janë infektuar me koronavirus një i dënuar, dy infermierë dhe gjashtë punonjës të burgut.

Mësohet se i dënuari është transferuar në spitalin e burgut ku po merr edhe mjekim. Në total në të gjithë vendin tonë janë infektuar 15 të dënuar.

Ndersa ne total numri i te infektuarve ne te gjithe vendin, referuar perditesimit te fundit te te dhenave eshte 7260.


Shtuar 15.08.2020 16:34