Ja gjellëtorja ku është ushqyer Hashim Thaçi student (FOTO LAJM)

Thaci në gjellëtoren popullore “Tip Top”
Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi, ka drekuar sot në një gjellëtore publike në Prishtinë, gjellëtore që e frekuentonte gjatë kohes që ishte edhe student, raporton Portali Albeu.

Ai ka publikuar edhe tre foto në profilin e tij në Facebook, mbi të cilat shkruan se, ky është vendi qe është ushqyer gjatë viteve '90.

"Sot, për drekë në gjellëtoren popullore "Tip Top", aty, ku si shumë studentë të tjerë, jam ushqyer gjatë viteve të 90-a.
Edhe sot takova studentë që ushqehen nga menyja tradicionale e bacës Ganë", shkruan Thaçi mbi foto. /albeu.com/
Shtuar më 07/03/2016, ora 14:16

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori