Ja fjalët e para të Hashim Thaçit si president i Kosovës
Pasi Hashim Thaçi u zgjodh president i Kosovës, iu drejtua sallës për të thënë disa fjalë përshëndetëse.

“Ju falënderoj ju deputet të nderuar për këtë besim ndaj meje. Ky besim është një përgjegjësi më tepër për t’i shërbyer vendit. Ju falënderoj shumë i nderuar ambasador për qëndrimin tuaj me ne gjatë tërë ditës. Dëshiroj që të falënderoj të gjithë deputetët e të gjitha partive politike që ishin prezentë sot në votim.

E falënderoj PDK-në, LDK-në, Listën Serbe, 6-Plusin, dhe e respektoj besimin tuaj. Besimi i juaj do të jetë një shpresë e re për Republikën e Kosovës. Do të punoj në shërbim të vendit dhe në shërbim të qytetarëve duke respektuar kushtetutën dhe institucionet. Duke punuar për rend dhe ligj. Në shërbim të të gjithëve për të ndërtuar Kosovën e re, Kosovën Evropiane.

Dëshiroj t’i falënderoj qytetarët e Kosovës që më kanë besuar fuqinë më të madhe politike në vend. Të jeni të sigurt se do të punojë edhe më shumë për fuqizimin e dialogut politik. Sot, dëshiroj të përkujtoj heroizmin e heroit kombëtar Adem Jashari, po ashtu edhe presidentin historik” ka thënë presidenti i ri Thaçi./Albeu.com/
Shtuar më 26/02/2016, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori