Ja çfarë u kishte thënë Astrit Dehari hetuesve pasi u burgos
Aktivisti i Vetëvendosjes, Astrit Dehari ishte i gatshëm të përballonte çfarëdo pasoje, për të mos e “tradhtuar” kurrë Lëvizjen e tij.

Të ndjerit i ishte kërkuar nga ana e policisë që të bashkëpunonte për zbardhjen e rastit që kishte të bënte me sulmin në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, por ai kishte refuzuar.

Burime të “Indeksonline”, kanë bërë ditur se Dehari ishte i gatshëm të qëndronte prapa grilave edhe 20 vjet dhe të mos thoshte asnjë fjalë kundër VV-së.

“Jo 10 por edhe 15 deri 20 vjet jam përgatitë me përballu burgun”, ishte shprehur Dehari.

Sipas këtij burimi kjo ishte përgjigja që Astrit Dehari u kishte dhënë hetuesve policor, të cilët kërkonin të zbardhnin të vërtetën rreth sulmit ndaj ndërtesës së Kuvendit të Kosovës, për të cilin po mbahej në paraburgim ai bashkë me disa aktivistë të tjerë të VV-së.

Astrit Dehari, ndërroi jetë javën e kaluar në qendrën e paraburgimit në Prizren, teksa po mbahej në paraburgim për hetimet lidhur me dyshimin se bashkë me pesë aktivistë të tjerë të LVV-së, Atdhe Arifi, Adea Batusha, Egzon Haliti, Petrit Ademi dhe Frashër Krasniqi. /albeu.com/

Shtuar më 12/11/2016, ora 21:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori