Ja emrat e propozuar për kryeministër konsensual të Kosovës
Pëlqej
Takimet që po i zhvillon Atifete Jahjaga me PDK-në dhe me zyrtarët e bllokut kanë për qëllim të zgjidhin krizën politike në të cilën është përfshirë vendi.

Një zyrtar i lartë i ka thënë Indexonline-t se po bëhen përpjekje për të zgjedhur një kryeministër kmonsensual.

Mediat kanë raportuar se në rast të mungesës së vullnetit nga partitë politike atëherë presidentja Jahjaga do të kërkojë nga Gjykata Kushtetues të drejtën juridike për t`i shpallur zgjedhjet e jashtëzakonshme, e drejtë e cila pritet që t`i bind partitë për formulën e përkohshme.

Ja emrat e propozuar për kryeministër konsensual të Kosovës

Blerim Shala

Listës i prin nënkryetari i AAK-së Blerim Shala.

Kandidatura e Shalës po konsiderohet për shkak të marrëdhënieve të mira që Shala ka me Brukselin dhe Uashingtonin por edhe për shkak se lideri i AAK-së Ramush Haradinaj nuk do të mund ta refuzonte këtë kandidaturë.

Në AAK po përmendet edhe Avni Arifi për shkak të afërsisë së tij me liderin Ramush Haradinaj por edhe për shkak të performacnës së tij në kohën e plotësimit të standardeve.


Avni Arifi
Megjithatë, burimet kanë shpjeguar se të qenit partia më e vogël, nuk po i krijon shumë mundësi AAK-së që ta ketë kryeministrin.

Në radhët e PDK-së po shqyrtohet kandidatura e nënkryetarit Enver Hoxhaj për shkak të marrëdhënieve të mira me disa nga shtetet mike të Kosovës.

Enver Hoxhaj

Çuditërisht, nga rradhet PDK-së, kandidate serioze është edhe zëvendëskryeministrja aktuale Edita Tahiri.

Tahiri ka mbështetje të madhe ndërkombëtare për ta udhëhequr qeverinë e përkohshme për shkak të konstruktivitetit të saj në dialogun Kosovë- Serbi.

Nga LDK-ja, kandidaturë serioze është nënkryetarja e kësaj partie Teuta Sahatqija.

Ajo po vlerësohet seriozisht për shkak të pranueshmërisë që ka tek mbështetësit ndërkombëtarë por edhe tek shoqëria civile.

Vjosa Osmani

Vjosa Osmani, deputetja më e votuar e LDK-së është kandidatura tjetër serioze për ta udhëhequr qeverinë.

Burime të Indeksonline kanë bërë të ditur se në rast të mungesës së pajtimit për kandidatura politike atëherë qeveria e ardhshme do të jetë me emra që nuk janë pjesë e partive politike.

rast të një zhvillimi të tillë, atëherë gazetari Baton Haxhiu, del të jetë kandidatura serioze për shkak të afërsisë dhe raporteve korrekte që ka me të tre subjektet politike që do ta bëjnë qeverinë e përkohshme.

Akan Ismaili

Ambasadori i Kosovës në SHBA Akan Ismaili është kandidatura tjetër. Po ashtu emër i fuqishëm që po qarkullon është edhe ai i Dastid Pallaskës, njëri i afërt me ndërkombëtarët dhe njohës i shkëlqyeshëm i marrëdhënieve ndërkombëtarë dhe të ligjeve.

Dastid Pallaska

Një emër që është përmendur kohëve të fundit është ai i Shefki Abdullahut, ish komandantit të UÇK-së, kandidat për deputet nga radhët e AKR-së. /albeu.com/


Shtuar më 29/09/2014, ora 13:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori