Abraham në super formë, dy ekipe big nga Anglia interesohen për të

Sulmuesi anglez, Abraham, po kalon një formë shumë të mirë te Roma.

Deri më tani për këtë sezon, Tammy Abraham ka luajtur për Romën 40 ndeshje në total, ku ka shënuar 23 gola dhe ka asistuar 4 herë.

“Sportmediaset” shkruan se Manchester United dhe Arsenal kanë shfaqur interes për shërbimet e tij. Roma e ka bërë të qartë se cilido ekip që interesohet për të, duhet të paguajë 100 milionë euro për të fituar shërbimet e bomberit anglez./ h.ll/albeu.com


Shtuar 25.03.2022 12:21