Ja ç'po ndodh me hetimet për vrasjen e Elvis Pistës
Pëlqej
Kanë kaluar më shumë se dy muaj që kur u vra ish-deputeti në Kuvendin e Kosovës nga rradhët e PDK-së, Elvis Pista.

Mirëpo, Prokuroria e Shtetit ende nuk ka asnjë emër konkret si të dyshuar kryesor për ngjarjen e rëndë.

Pavarësisht faktit se janë marrë në intervistë 45 dëshmitarë që mund të kenë dijeni për ngjarjen, asnjë person nuk është i dyshuar për vrasjen.

Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore të Gjakovës, Shpresa Bakija i ka thënë "Tribunës" se rasti i vrasjes së Pistës është akoma nën hetim.

“Menjëherë pas vrasjes prokuroria ka filluar intensivisht hetimet për ta ndriçuar rastin, por nuk kemi arritur ta ndërtojmë ende një profil të vrasësit dhe shkaqet që kanë cuar deri te rasti”, ka thënë Bakija.

Elvis Pista u vra më 15 qershor të këtij viti, teksa dilte nga nje restorant, ku kishte darkuar me bashkeshorten me rastin e ditelindjes se saj. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 10:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori