Ja cilët janë zyrtarët që do ju hetohet pasuria
Listës së zyrtarëve të lartë publikë që do t'i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë është zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë Hajredin Kuçi.

Gjatë shortit që është hedhur sot nga Agjencia Anti Korrupsion, përvecc tij është dhe kryetari i komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, zëvendësministri i Zhvillimit Ekonomik Gani Koci e disa zyrtarë të tjerë.

Sipas ligjit ata të cilët nuk do të deklarojnë pasurinë apo që nuk e deklarojnë në mënyrë të drejtë atëherë ndaj tyre do të ngritet kallëzim penal për deklarim të rrejshëm. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2016, ora 13:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori