Ja cilët janë tre deputetët më të rinj në kuvendin e Kosovës
Në seancën e sotme plenare tre deputetrinj kanë bërë betiminKuvendin e Kosovës. Deputetët e rinj dy nga PDK-ja dhe një nga Lëvizja Vetëvendosje, të cilët u betuan sot janë Shukri Buja, Fatmir Xhelili dhe Driton Çaushi janë deputetët më të rinj të Kuvendit të Kosovës, shkruan lajmi.net.

Buja do të zëvendësojë Enver Hoxhajn, i cili ka marr udhëheqjen e ministrisë së Punëve të Jashtme, Xhelili zëvendëson Azem Sylën, i cili ka dhënë dorëheqje nga mandati i deputetit dhe po ashtu Çaushi zëvendëson Besnik Bislimin, i cili po ashtu ka dhënë dorëheqje nga mandati i përfaqësuesit të popullit në organin më të lart legjislativ në vend.

Çaushi nuk ka qenë i pranishëm në betimin për deputet por ai ka njoftuar Kuvendin me shkrim, që betimin e tij si deputet do ta bëj në seancën e radhës. /albeu.com/

Shtuar më 16/06/2016, ora 11:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori