Ja cilët janë rekomandimet e AAK-së për MPB-në
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës gjatë një konferencë për media ka vënë në dukje disa vërejtje të punës së bërë nga Ministria e Punëve të Brendshme të udhëhequr nga Skender Hyseni. Ndër pikat kryesore të theksuara ngaAleanca ishin rendi dhe ligji.

Kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj ka thënë se rendi dhe ligji janë bërë mjaft shqetësues në kohët e fundit dhe se duhet reflektuar në përmirësimin e menaxhimeve sidomos të ministrin e punëve të brendshme.

"Rendi dhe ligji janë njëra nga fokusimet tona si Aleancë të cilët jemi të shqetësuar me gjendjen aktuale në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Këto keq menaxhime janë duke u fokusuar në policinë e Kosovës dhe emergjencat, punonjësit e rendit nuk kanë siguri shëndetësore, nuk kanë rritje pagash dhe kompensime", ka thënë Haradinaj.

Ndërsa Burim Ramadani, kryesues i departamentit të sigurisë për Aleancën ka thënë se menaxhimet në këtë ministri janë bërë të dukshme dhe se janë duke u vazhduar proceset jot ë mira të udhëhequra. Sipas tij Ramadanit janë katër pika dëshmuese të keq menaxhimit që po bënë ministria e Hysenit.

Ndër të tjera Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shpalosur edhe 5 rekomandime të cilat ministria e punëve të brendshme duhet t’i zbatoj sa më shpejt.

Rekomandimet që ajo jep për Ministrinë e Punëve të Brenshme janë;

Të emërojë urgjentisht koordinatorët e Grupeve Drejtuese për Implementimin e Strategjive në fushëveprimin e MPB-së dhe të kompletojë Ministrinë.

Të mblidhen Grupet Drejtuese dhe të rishikohen shumica e Strategjive, të cilat nuk kanë dhënë efekte.

MPB-ja të ndërtojë Programin për Pakon Sociale për Policinë e Kosovës.

MPB-ja të fillojë zbatimin e Sigurimit Shëndetësor për policët dhe zjarrëfikësit në mënyrë urgjente, të paktën që nga qershori 2015.

Qeveria të rishkruajë Programin për Luftimin e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit", thekson AAK. /albeu.com/
Shtuar më 15/04/2015, ora 12:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori