Ja cilët deputetë janë në shënjestër të PDK-së
Pëlqej
Mësohet se Partia Demokratike e Kosovës është hedhur në "sulm" për të "peshkuar" deputetë nga blloku LDK-AAK-NIMSA.

Partia Demokratike nuk e ka ndërmend të heq dorë nga ruajtja e pushtetit, pavarësisht vendimit të Gjykatës Supreme.

Zyrtarë të kësaj partie, deputetë dhe aktivistë të niveleve të ndryshme janë duke shfrytëzuar të gjitha format e komunikimit me deputetë të bllokut LDK-AAK-Nisma, si dhe të minoritetit jo serb për të siguruar shumicën parlamentare në Kuvendin e Kosovës.

Poste ministrore, drejtues bordesh të koorporatave, pozita diplomatike për familjarët dhe të afërmit e deputetëve janë disa prej ofertave që PDK i ka hedhur “në tregun politik“ të Kosovës.

Sipas këtyre burimeve, janë së paku 10 deputetë të Bllokut që janë në “shënjestër” të PDK-së për të siguruar votat e tyre për formimin e qeverisë të udhëhequr nga PDK-ja./albeu.com/
Shtuar më 18/08/2014, ora 11:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori