Ja çfarë u bisedua mes Jahjagës dhe PDK-së
Pëlqej
Sapo ka përfunduar takimi mes presidentes Atifete Jahjaga dhe zyrtarëve të lartë të Partisë Demokratike të Kosovës.

Nga rradhët e PDK-së, të pranishëm në takim kanë qenë kryetari Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Hajredin Kuçi.

Në takim është folur rreth idesë për dalje të vendit nga kriza politike.

Kuçi ka theksuar se PDK-ja është një parti konstruktive që do të ndihmojë vendin të dalë nga ngërçi politik.

Mësohet se Jahjaga do të kryejë takime edhe me zyrtarë të LDK-së, AAK-së dhe Vetëvendosjes. /albeu.com/

Shtuar më 29/09/2014, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori