Sa do të zgjasë i freskëti? Meteorologia zbulon surprizat e motit: Ditët kur rikthehet i nxehti përvëlues

Java që lamë pas ka kaluar e freskët, me temperatura që nuk kanë kaluar mbi 33 gradë. Kështu ka nisur dhe kjo javë, por ditët në vijim nuk na premtojnë kushte të njëjta kushte atmosferike dhe në vijim.

Sipas meteorologes Tanja Porja, moti me temperatura që nuk do të kapin vlerën më shumë se 33 gradë në vend, do të vijojë dhe tre ditët në vijim.

Të mërkurën fillojnë dhe rriten temperaturat dhe në fundjavë, ndërsa në fundjavë do të kemi një të nxehtë përvëlues.

Era në vend do të mbetet problematike nga e hëna deri të mërkurë, ku do të fryjë mbi mesataren kryesisht në hapësirat detare.

Sa i takon reshjeve, sipas Porjas, nesër pritet shi në skajin verior dhe në verilindje, por do të jetë i izoluar./albeu.com