Ministri i Jashtëm rus, Sergey
Lavrov, në takim me homologun serb, Ivica Daçiq, kanë folur ndër të tjera edhe për Tribunalin e Krimeve të Luftës në ish-Jugosllavi, në Hagë, duke përmendur Haradinajn.
Ai tha se përveç se
Tribunali i Hagës ka kryer punë të mënjanuar, duhet mbyllur sa më shpejt të jetë e mundur.
“
Tribunali ka fshehur të dyshuar për
krime që nuk kanë qenë serbë. Mbaj mend rastin e njërit prej vëllezërve Haradinaj, se kur kam qenë përfaqësues rus në OKB, na është dorëzuar një dokument i brendshëm nga NATO në Seancat e Këshillit të Sigurimit, në të cilin thuhet se ai ka qenë fajtor për
krime lufte. Bile ka qenë edhe shprehja ‘i përjeton vrasjen e njerëzve’”, ka thënë
Lavrov.
Ministri rus më tej ka përmendur edhe ish-raportuesin evropian, Dick Marty dhe akuzat e tij, duke kujtuar se Vuk Jeremiq kishte propozuar një tribunal për hetimin e këtyre akuzave. /Albeu.com/
Shtuar më 01/04/2016,
ora 19:15