Ja çfarë thotë Isa Mustafa për Jabllanoviçin
Isa Mustafa është deklaruar rreth deklaratave të Jabllanoviçit, duke thënë se nuk bie dakord me ato që ka deklaruar lideri i Listës Serbe, por se thotë se i vjen mirë që Jabllanoviçi u pendua për deklaratën e tij.

"Dëgjova që Jabllanoviçi është tërhequr nga deklarimet që ka bërë. Kjo është një shenjë e mirë", tha Mustafa.

Ministri për Komunitete dhe Kthim Jabllanoviç tha se nënat e gjakovarëve të zhdukur në luftë janë "egërsira" vetëm pse ata protestuan kundër peligrinazhit të serbëve për Krishtlindje në Gjakovë.

Por, se në një intervistë dhënë Radio Dukagjinit, Jabllanoviç tha se nuk e dinte se në Gjakovë gjatë luftës kishte patur kaq shumë viktima./albeu.com/

Shtuar më 09/01/2015, ora 17:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori