Ja çfarë tha Albin Kurti pas takimit me Jahjagën
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka folur pas takimit që ka patur me presidenten Atifete Jahjaga.

Kurti u shpreh se Jahjaga i ka dhënë ultimatum për zgjedhje të jashtëzakonshme.

Kreu i VV-së tha se Jahjaga i ka thënë se ose duhet të gjejë zgjidhje për situatën ose do të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme.

Albin Kurti ka shtuar në fund se partia e tij është për zgjidhje në Kuvend dhe jo për zgjidhje siç do presidentja. /albeu.com/
Shtuar më 10/10/2014, ora 17:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori