Ja çfarë sygjeron AAK për daljen nga kriza
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, përmes një kumtese për media, ka shprehur gatishmërinë që të jap kontributin e saj për gjetjen e një rruge për dalje nga kriza. Ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë që për këtë të bashkëpunojë edhe me Qeverinë, por sipas tyre jo në format të cilat kjo e fundit i ka propozuar deri sot.

Sipas AAK-së, kriza në të cilën ndodhet vendi është më e thella që ka patur ndonjëherë vendi.

"Kriza politike që ka përfshirë Kosovën, asnjëherë nuk ka qenë më e thellë se sa sot. Shumë nga politikanët, intelektualët, opinionistët, gazetarët dhe qytetarët e zakonshëm, por edhe partnerët ndërkombëtarë, po përpiqen të jenë pjesë e zgjidhjes, qoftë me ide, qoftë me veprime konkrete.

Do të duhej që pjesë e zgjidhjes të bëhen edhe ata që e kanë shkaktuar këtë krizë, e jo të provojnë që ta thellojnë atë akoma më shumë, me shpresë se vetë do të jenë të kursyer", shprehen nga AAK.

AAK thotë se kriza nuk zgjidhet me komisione që do ta interpretonin vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

"Idetë që të krijohen do farë komisionesh që do ta intepretonin vendimin e Gjykatës Kushtetuese, për Asociacionin, apo thirrja eventuale e seancave plenare të Kuvendit, nuk i kontribuojnë zgjidhjes së kësaj krize.

Prandaj të gjithë ata që janë të ndërgjegjshëm dhe të përgjegjshëm, nuk do të duhej të ndërmerrnin veprime që e rëndojnë situatën, por që janë në funksion të zgjidhjes së krizës politike që e ka përfshirë vendin.

AAK do të jetë e përkushtuar të japë gjithçka nga vetja, që vendi ta kapërcejë këtë krizë!", thuhet në fund të kumtesës së AAK-së dërguar mediave. /albeu.com/
Shtuar më 18/01/2016, ora 15:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori