Ja çfarë shkruante gazeta kroate për Isa Boletinin
Pëlqej
Gazeta kroate që botohej në Zagreb, "Ilustrovani List" i ka dedikuar një artikull Isa Boletinit, ku nxjerr në pah karakterin e tij dhe dhuntitë që kishte.

Sipas gazetës, Isa Boletini ishte një burrë shtathedhur që kishte lindur në Mitrovicë, në një mjedis me konflikt të përhershëm.

Tregohet një njeri guximtar, i hedhur, me njohuri të përgjithshme dhe veçohej për faktin se kishte dhuntinë ti bënte shqiptarët bashkë në një ushtri të rregullt dhe të disiplinuar.

Aftësia e tij ishte krijimi i ushtarëve rebelë, që nuk e duronin pushtuesin serb.

Isa iu jepte shpirtin e zemrën ushtarëve, endaj ata e besonin, transmeton FaktiNews.

Për Isa Boletinin edhe sulltani Abdul Hamidi kishte respekt dhe ndaj këtij respekti ia kishte marrë djemtë tia shkollonte në shkolla të mira.

Personalitetin e tij të vërtetë Isa e tregon kur bie nga pushteti sulltan Hamidi, pasi që mbeti "pa përkrahje".

Në Luftën Ballkanike bëri sa të ishte e mundur me 10.000 ushtarë pas vetes që të mos e lërë Kosovën në duar të serbëve dhe luftoi më shumë në Fushë-Kosovë, me qëllim që serbët të mos depërtonin për më thellë në Shqipëri.

Kur në pushtet erdhën Turqit e Rinj, ata e lanë pa armë Isën dhe në të tilla kushte ai u tërhoq për në Shipërinë Perëndimore, por se shkoi vetë ta puthte flamurin që e ngriti Ismail Qemali më 1912-tën.

Kështu e kujton "Ilustrovani List", Isa Boletinin, luftëtarin rebel kundër padrejtësisë ndaj shqiptarëve.

Më tej, Isa Boletini nisi sulme ndaj serbëve që nga Kosova, ku luftoi në Gjakovë, por se më në fund ra në dorën e malazezëve.

Gazeta shkruan se rënia në duart e malazezëve lidhet me faktin se Isës i dezertuan disa ushtarë besnikë./albeu.com/
Shtuar më 01/09/2014, ora 09:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori