Ja çfarë shkruan Wall Street Journal për dialogun Kosovë - Serbi
Pëlqej
Gazeta prestigjoze amerikane, The Wall Street Journal i ka dedikuar një artikull marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas kësaj gazete, të dyja vendet po negociojnë për të mirën edhe të Kosovës edhe të Serbisë, me qëllim që të zgjidhin çështjet mes vetes dhe që të shohin drejt rrugëtimit të tyre evropian.

“Dhjetorin e kaluar, Shefja e BE-së për politikë të jashtme, Catherine Ashton ishte aktive në bisedimet për pajtimin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë pas deklarimit të pavarësisë në vitin 2008 nga Kosova. Një marrëveshje historike ishte nënshkruar në Prill 2013 që synonte të normalizonte situatën në Kosovë, dikur provinca e Serbisë. Ashton po përpiqet të siguroj një marrëveshje të dytë ndërmjet vendeve ku madje liderët e tyre janë në garën për çmimin Nobel për Paqe”, shkruan Wall Street Journal.

Për gazetën, ka folur edhe ministri Enver Hoxhaj.

Kosova ka dëshmuar në vitet e fundit se çdo herë është e gatshme të gjej konsensus në shumë çështje. Ne jemi shtet shumë i ri por kemi një sistem shumë të zhvilluar politik. Dialogu me Beogradin nuk ka adresuar vetëm çështje të veçanta por ka ndryshuar shumë dinamikën e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd”, tha Hoxhaj.

Ndërkohë, Stefan Fyle po ashtu duke folur për WSJ tha se shpreson se këtë vit do të hapet edhe kapitulli më i rëndësishëm,ai 35-së, i cili ka të bëjë me vendosjen e raporteve përfundimtare mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe si rrjedhojë sjell edhe paqe rajonale. /dionis xhafa albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 16:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori