Ja çfarë shkruan Jakup Krasniqi për statusin e veteranit
Ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi, përmes një statusi në Facebook ka thënë se shqiptart nuk janë në gjendje ta kuptojnë demokracinë.

Kjo, pasi ata nuk janë në gjendje ta mirëkuptojnë edhe mendimin ndryshe.

Krasniqi ka shkruar për problemin e statusit të veteranëve, duke thënë se kështu siç po shkojnë punët, më së miri është që të mos numërohet askush dhe ‘të shpallet e gjithë Kosova UÇK’.

Reagimi në Facebook i Jakup Krasniqit

Pasi ne shqiptarët nuk po kemi mundësi ta kuptojmë Demokracinë, pasi nuk jemi të gatshëm ta respektojmë mendimin ndryshe, idetë e kundërta e as të zhvillojmë debat si njerëz me edukatë e kulturë, pasi e vërteta po na vret, te heqim dorë nga Sistemi Demokratik e ta kërkojmë një sistem tjetër, p.sh. atë te njemendsisë. Pasi siç po dëshirojmë edhe mashtrimin edhe demokracinë, sikur këto te dyja nuk po shkojnë bashkë. A pak na mashtruan gjatë fushatave zgjedhore?

Pasi nuk po mund ta durojmë të vërtetën, pse ajo po godet, atëherë le t'i shpallim të gjithë ata që flasin shqip ( që flasin te vërtetën), si persona të pa dëshiruar për të ardhur qoftë edhe si turist apo edhe për të jetuar në Kosovë. Pra të gjithë ata që flasin shkurt e shqip.
Kur t'ua ndalojmë atyreflasin shqip te hyjnë në Kosovë, t'ua hapim rrugën atyreflasin serbishtë apo atyreflasin shqip, por që mendojnë paraprakisht serbishtë! Se këto kategorit e fundit kanë gjasa të merren më mirë vesh njëri me tjetrin?!

Si po duket këtyre të fundit po ju pelqen vetëm njëmendësia?! Disa po e lakmojnë njememdësin e mos të bërit asgjë e të pasuritë gjithçka. Pasi "gjithë shqiptarët janë Mic Sokola" . Tani si po flitet, "të gjithë shqiptarët janë UÇK"?! Atëherë për çka na duhet numërimi i veteranëve?! T'i shpallim gjithë veteranë e kemi më lehtë apo jo? /albeu.com/








Shtuar më 26/04/2015, ora 22:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori