Ja çfarë shkruan Hahn për MSA-në mes Kosovës dhe BE-së
Komisioneri evropian për çështje të fqinjësisë dhe negociata për Zgjerim, Johanes Hahn, është dhe personi i parë që ka bërë urimin për zbatimin e Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, mes Kosovës dhe BE-së.

Përmes një postimi të bërë në rrjetin social Twitter, Hahn ka uruar qytetarëve të Kosovës ditën kur filloi të zbatohet MSA. "I uroj Kosovës me këtë ditë të madhe, i uroj me rastin e hyrjes në fuqi të Marrëveshjes për Stabilizim Asociim dhe integrim. Ky është një hap përpara në raportet mes BE-së dhe Kosovës", ka shkruar Hahn.

Ai ka shtuar se "fillimi i zbatimit të kësaj marrëveshje do mund të sjellë reforma dhe përfitime për qytetarët. Marrëveshja është një rast që sjellë përfitim të plotë në raport me BE-në. Kjo duhet të shfrytëzohet në të mirën e të gjithëve", ka thënë Hahn. /albeu.com/

Shtuar më 01/04/2016, ora 13:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori