Incidenti i Pochettino pas golit të Mbappe

Pochettino ka festuar, si i gjithë stadiumi, golin e Mbappe ndaj Real Madridit në minutën e 93.

Një gol që e lë PSG-në një hap më afër çerekfinales së Champions League. Një festë në të cilën Pochettino pati një incident që ai vetë e rrëfeu pas takimit.

Trajneri ka shpjeguar se gjatë festës ka marrë një goditje në hundë dhe madje është dashur të shkojë të flasë me mjekun e skuadrës pariziene.

“Ndjeva dy gjëra. Së pari gëzim, dhe më pas Paredes që më goditi në hundë me gjoks dhe mendova se më theu hundën. Më duhej të shkoja te mjeku për t’i thënë që mendoj se më theu hundën. Kështu unë ndjeva: gëzim dhe pasi ma thyen hundën”, pranoi trajneri argjentinas. /albeu.com/


Shtuar 16.02.2022 18:06