Ja çfarë privilegjësh kanë deputetët e Kosovës
Pëlqej
Në legjislaturën e kaluar, ka patur qëndrime të ndryshme nga ana e deputetëve rreth ndryshimeve në Projektligjin për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve.

Ky projekt-ligj ka mbetur të vazhdohet si procedurë këtë legjislaturë.

Projektligji vendos të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetëve parasheh që deputetët e të gjitha legjislaturave të gëzojnë pensione dhe privilegje të tjera, shkruan Kosova Sot.

Sipas projektligjit, deputetëve me një mandat do t’u takojë 30 për qind e pagës bazë të deputetit, 35 për qind për ata me dy mandate, ndërsa ata me tri mandate 40 për qind, ndërsa mosha e pensionimit do të jetë 60 vjeç.

Ndërkohë, janë rreth 33 ish-deputetë me një, dy apo tre mandate që kanë arritur moshën e daljes në pension 60 vjeç.
megjithatë, këtë herë, shumica e deputetëve janë shprehur kundër privilegjeve të tepërta. /albeu.com/
Shtuar më 07/08/2014, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori