Ja çfarë po ndodh pas vrasjes qe kreu Gani Geci
Pëlqej
Një grup prej 7-8 burrash nga fshati Llaushë i Skënderajt kanë marrë iniciativën që të sqarojnë rastin e vrasjes së Ruzhdi Shaqirit nga Gani Geci.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar vëllai i Ganiut, Fadil Geci.

“Ne u kemi thënë këtyre kryefamiljarëve se ne jemi të gatshëm që t’i sqarojmë të gjitha rastet, të shohim kush kë e ka vrarë, kush kë ka tentuar ta vrasë dhe nëse janë të gatshëm ata, edhe ne familja Geci jemi që të merremi vesh dhe që të mos e vazhdojmë më tutje këtë armiqësi në mes vete. Këto punë kanë traditë në familjen Bajraktari të Llaushës dhe ne u besojmë fjalëve dhe vendimeve që merr paria e katundit të Llaushës”, tha Fadil Geci për Bota press.

Pajtimet mes familjeve në hasmëri është i rregulluar edhe me Ligjin për ndërmjetësim Nr. 03/ L-057 i miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 18 shtator 2008./albeu.com/
Shtuar më 15/08/2014, ora 15:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori