Ja çfarë po ndodh me gjyqin e Radovan Karaxhiçit në Hagë
Pëlqej
Ish-presidenti i Republikës Serbe në Bosnje, Radovan Karaxhiç ka mbi 5 vjet që përballet me gjyqin kundër tij në Tribunal të Hagës.

Karaxhiç akuzohet për krime lufte, për shkatërrim të ligjeve të luftës, si dhe për krime kundër njerëzimit.

Gjykata Ndërkombëtare Penale për ish – Jugosllavinë (ICTY) ka njoftuar se do t’i japë argumentet e saj përmbyllëse nga 29 shtatori - 2 tetori i ketij viti, transmeton BIRN.

Pas fjalës përmbyllëse, të dyja palët, hetuesja dhe mbrojtja kanë të drejtë të paraqesin argumentat e fundit.

Karaxhiç u arrestua në Serbi dhe u dërgua në Hagë më datë 30 korrik 2008, e ndërsa gjyqi ndaj tij nisi që më 26 tetor 2009.

Prokurori ia ka lexuar akuzat që më 25 maj 2012-të, pasi ka pyetur gjithsej 195 dëshmitarë. /dionis xhafa albeu.com/
Shtuar më 24/09/2014, ora 10:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori