Takon prindërit biologjikë: Zhgënjyese. Elektriçistja e vetme grua: ‘Zbrit se është turp!’

Adriana Bega Hysenaj është e vetmja elektriçiste femër, e cila jeton ne Ersekë dhe prej 25 vitesh ushtron profesionin e saj. Jeta ka qenë një kalvar plot vështirësi, të cilat i ndau në ‘Abc e Pasdites’ me Ermal Peçi. E rritur në shtëpinë e fëmijës Në Sarandë, Adriana e mori profesioninën e saj si pasojë e domosdoshmërisë.

“Pata humbjen e fëmijës sim, e ndjeja të domosdoshme ta merrja punën si një armë të fortë për të luftuar dhimbjen. Fillimisht ishte që po dilja në terren, po punoja. Duhet të paraqiteshim për çdo lloj terreni. Në fillim ishin frikërat, u përballa e vetme. Nuk isha e kompletuar, por ishin sfida që më kompletuan.” – shprehu Adriana për vitet e para të punës si elektriçiste.

Por ndonëse këmbëngulja dhe dëshira për të bërë para nuk e lanë në baltë, ajo përballej me një tjetër problematikë; paragjykimin.

“Unë duhet të çaja dëborën fillimisht, pastaj të shkoja te defekti. Kur kisha kolegë të moshuar, më thonin zbrit poshtë se është turp të qëndrosh ti atje lart. Jam unë burrë, mos hyp ti.” – rrëfen zonja për problematikat.

Jeta e Adrianës është si skenar i një filmi, ku sot ajo më në fund gëzon dashurinë dhe paqen e oazit familjar të ndërtuar me shumë mund. Por Adriana e lindur në Tiranë dhe e rritur në shtëpinë e fëmijës në Sarandë e ka kërkuar vazhdimisht dashurinë prindërorë.

“Unë kam realitetin sot për të dhënë forcë. Ka shumë kujtime të trishta. Të thirrurat që në 5 të mëngjesit dhe ne duhet të shkonim me vrap 3 kilometra. I kam gjetur prindërit por kam pësuar një zhgënjim. Faleminderit Zotit që them ‘Po jam rritur në këtë jetë’. Më mirë që e kam jetuar këtë jetë. Unë i kam thënë vetes që braktisja ishte më e ëmbël se zhgënjimi.


Shtuar 15.11.2021 21:51