Lajmi që krerë të lartë të UÇK-së mund të akuzohen për krime kundër njerëzimit, sipas raportit të
Uilliamsonit, është kthyer në
lajm të rëndësishëm ndërkombëtar.
“The Guardian" ka folur me Uilliamsonin dhe ky i fundit ka thënë se nuk ka ende dëshmi për
trafikim organesh, por se hetimet për këtë akuzë do të vijojnë.
Uilliamson do të largohet në gusht nga detyra që mban aktualisht, por ai ka hedhur kategorikisht poshtë aludimet se po largohet për shkak të presioneve që ushtrohen mbi të.
Edhe kanali BBC e ka komentuar si
lajm, me titullin “BE-ja thotë se duhet të ketë gjykim për krime lufte kundër ish-komandantëve të UÇK-së”.
“L’Express” e Francës po ashtu ka transmetuar fjalët e
Uilliamsonit, duke thënë se “figura kyçe të luftës shqiptare, por edhe serbe po vihen përpara drejtësisë”.
Mediat serbe mesa duket janë më të “pakënaqurat” nga ky
lajm, pasi ata kanë raportuar se “duhej të kishte dhe akuza për
trafikim organesh”. /albeu.com/
Shtuar më 29/07/2014,
ora 21:39