Ja çfarë ka bërë EULEX-i për dy vite në Kosovë
Pëlqej
Shefi i EULEX-it në Kosovë, Bernd Borchard ka numëruar të gjitha arritjet e EULEX-it në Kosovë për dy vjet sa ai ka qenë në krye të misionit evropian.

Në mesin e arritjeve, Borchard thotë se ka mundur të integrojë në Policinë e Kosovës 300 ish-pjesëtarë të Ministrisë së Brendshme të Serbisë (MUP).

Lexojeni mesazhin që Bernd Borchard i ka dërguar Indexonline-t

Në propozimin dhe kalimin e grumbullit të ri të ligjeve që kanë të bëjnë me mandatin e EULEX-it, unë kam mbikëqyrur transferin më të rëndësishme të pushtetit te autoritetet vendore prej mbylljes së Zyrës Civile Ndërkombëtare:

EULEX-i ka tejkaluar nga të punuarit për Kosovën në pozitën kur punon së bashku me Kosovën. Gjatë udhëheqjes time, kam bërë përpjekje në çdo mundësi që na është dhënë që të tërhiqemi e t’i lëmë vendorët që të marrin më shumë përgjegjësi.

Për shembull, nga nëntori i vitit 2013, udhëheqësi ndërkombëtar i Prokurorisë Speciale ka filluar të ndaj përgjegjësinë me zëvendësinë e tij vendor.

Prej ndryshimit të mandatit në qershor të këtij viti, udhëheqësi i kësaj prokurorie tash është ekskluzivisht një vendor, derisa panelet e gjyqtarëve, shumica janë të përbëra nga vendorët, përveç atyre në veri deri në arritjen e një marrëveshjeje.

Policia jonë e ka fuqizuar partneritetin me Policinë e Kosovës si pjesë të politikave të saj operacionale dhe ekipeve të përziera të hetuesisë që po merren me një numër në rritje të hetimeve: nga 3 hetime të përbashkëta sa ishin në vitin 2011 në 30 hetime në vitin 2014.

Jam i kënaqur të nënvizoj që misioni ka luajtur rol kyç në implementimin e rolit lehtësues të BE-së në procesin e dialogut, duke ofruar monitorim, mentorim dhe këshillim të Komandës Rajonale të Policisë së Kosovës në veri, duke lehtësuar ri integrimin e 288 ish pjesëtarëve të MUP-it përmes verifikimit dhe organizimit të kurseve të trajnimit.

Ne kemi verifikuar mbylljen e objekteve të MUP-it në veri dhe kemi mbikëqyrur kopjimin dhe certifikimin e librave të regjistrit civil në Serbi dhe sjelljen e tyre në Kosovë, që të mundësohet krijimi i tërësishëm i sistemit të regjistrit civil në Kosovë.

Në tërësi, 12 391, libra të regjistrit civil, fetar të lindjeve, martesave dhe vdekjeve janë kopjuar. Për më tepër, misioni tashmë ka kryer 62 vizita përcjellëse për tu siguruar që regjistrat janë duke u përdorur si duhet.

Misioni ka ofruar siguri për katër raundet e zgjedhjeve lokale në veri, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in. Ne gjithashtu kemi mbikëqyrur mbledhjen e të hyrave në kalimet kufitare të veriut , të cilat deri tash kanë mbledhur 3 milionë euro.

Ne kemi luajtur rol aktiv në implementimin e Protokollit Teknik për IBM (Menaxhim të Integruar të Kufirit) , duke përkrahur funksionimin efikas të gjashtë kalimeve të përkohshme kufitare në të cilat operojnë së bashku Kosova dhe Serbia.

Më 4 shtator 2014, është arritur një marrëveshje për lokacionet gjeografike të gjashtë kalimeve kufitare të përbashkëta, duke e shënuar kështu një arritje të rëndësishme për implementimin e IBM-së. Prandaj, një nga çështjet më problematike në mes të Prishtinës dhe Beogradit kanë arritur progres të madh gjatë 18 muajve të kaluar.

Në fund, besoj fuqimisht që kursi pozitiv i transferimit të përgjegjësive nga EULEX-i për te autoritetet e Kosovës duhet dhe do të vazhdojë. Qëllimi kryesor i EULEX-it mbetët përkrahja e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimin evropian në fushën e sundimit të ligjit. Jam i kënaqur që kam pasur mundësi të kontribuojë në këto përpjekje dhe e falënderojë të gjithë stafin tim dhe të gjithë juve./albeu.com/


Shtuar më 24/09/2014, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori