Ja çfarë gjeti policia në shtëpinë e imamit Shefqet Krasniqi
Pëlqej
Policia ka arrestuar sot imamin e Xhamisë së Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqin.

Raportohet se gjatë aksionit në shtëpinë e imamit janë gjetur para të ndryshme.

Gjithsej janë gjetur 8 mijë euro para kesh, 2 mijë e 300 dollarë dhe 7 mijë franga zvicerane.

Ndërsa, janë gjetur edhe para të vendeve të ndryshme, si rupi të Pakistanit dhe denarë, por edhe dokumenta të Republikës së Serbisë.

Megjithatë, letër-njoftimi me vule te Republikes se Serbise që është gjetur në shtëpinë e tij eshte i vitit 2004, para pavarësisë së Kosovës, dokument të cilin e kishin gati të gjithë shtetasit e Kosovës. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 14:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori