Ja çfarë duan serbët në qeverinë e Kosovës
Pëlqej
Kryetari i Graçanicës, Branimir Stojanoviç është shprehur se e dinë çfarë duan, "do të presim mendimin e Gjykatës Kushtetuese nëse Kuvendi I Kosovës është formuar në mënyrë të ligjshme, e pastaj do të bisedojmë me ata që do ta formojnë Qeverinë e Kosovës”.

"Nëse pas kësaj përmbushen kushtet tona, ne do të marrim pjesë në Qeveri, e kushtet janë se si do të bëhet privatizimi i mëtejmë, formimi i Asociacionit serb të Komunave dhe disa komuna të reja", ka thënë Stojanovic, njofton B92.

Stojanovic ka shtuar se sipas Kushtetutës në fuqi të Republikës së Kosovës, krijimi i qeverisë së re është i pamundur pa serbët.

Ai e ka quajtur klasën politike kosovare si "të papjekur". /albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 09:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori