Izrealitët tregojnë se si SHBA e bëri "kurban" Kosovën me Rusinë
“Administrata e presidentit Trump e ka menduar një plan për të parandaluar anëtarësimin e Palestinës në Interpol, muajin e kaluar, por problemi ka qenë se plani i tyre është varur nga rusët”.

Gazeta izraelite “The Jerusalem Post” ka raportuar të premten për planin, përmes së cilit SHBA-ja i ka kërkuar Rusisë një lloj marrëveshjeje shkëmbimi, përcjell Koha Ditore.

“SHBA-ja ka qenë e gatshme t’i bëjë presion Kosovës që ta tërheqë kërkesën për anëtarësim, nëse Rusia do të pajtohej ta përkrahte strategjinë amerikane për të shtyrë votimin e kërkesës palestineze”, ka shkruar gazeta izraelite.

“Një marrëveshje ishte bërë, me Serbinë dhe Kinën, përkrah. Por, në fund të atij samiti, Palestina hyri e Kosova mbeti jashtë”.

“The Jerusalem Post” ka shtruar pyetjen se si Rusia ia doli të merrte atë që deshi, e SHBA-ja dështoi.

“Nuk jam i sigurt se do të jem në gjendje t’ju jap një përgjigje të kënaqshme për këtë çështje”, i ka thënë gazetës izraelite një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë.

“Ngjarjet nuk kanë shkuar ashtu siç do të kishim dashur ne që të shkonin”.
Shtuar më 07/10/2017, ora 10:57

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori