Izraeli e pranon: Po, kemi goditur me raketa në Siri
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu thotë se një goditje ajrore izraelite në Siri, kishte vënë në shënjestër armë iraniane.

Duke folur të dielën në një mbledhje të kabinetit israelit, zoti Netanyahu tha se “në 36 orët e fundit, forca ajrore kishte goditur depo iraniane që kishin armë iraniane në aeroportin ndërkombëtar të Damaskut”.

Marrja e përgjegjësisë nga Izraeli për sulmin në Siri, është diçka e pazakontë.

Megjithatë shefi në ikje i shtatmadhorisë izraelite, lejtnant-gjeneral, Gadi Eisenkot kishte thënë së fundmi në një intervistë në New York Times se Izraeli kishte “goditur mijëra objektiva, pa marrë përgjegjësinë ose pa kërkuar që t’i njihej merita”.

Zoti Netanyahu tha të dielën se “numri i përgjithshëm i sulmeve të fundit, është provë se ne jemi të vendosur më shumë se kurrë që të veprojmë kundër Iranit në Siri”.
Shtuar më 14/01/2019, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori