Ivica Daçiç thërret ambasadorin shqiptar në Beograd
Ambasadori shqiptar në Serbi, Ilir Bocki është ftuar nga ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Ministri serb e ka ftuar Bockin për ti dorëzuar një notë proteste, shkruan Tanjug.

Daçiç ka deklaruar publikisht se "fajtor për incidentin janë shqiptarët, të cilët provokuan me fluturaken në fushë".

Bëhet me dije se Serbia do të kërkojë nga Shqipëria të dënojë gjestin e fluturakes, me qëllim që marrëdhëniet mes dy vendeve të përmirësohen. /albeu.com/
Shtuar më 16/10/2014, ora 09:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori