I lumtur të këndoj në Tiranë, Rama poston mesazhin e Placido Domingo

Artisti me famë botërore në fushën e Operas, Placido Domingo do të japë shfaqe në Tiranë në datën 15 Shtator.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka ndarë mengjesin e kësaj të hëne një video ku shfaqen artistja shqiptare, Ermonela Jaho dhe tenori me famë botërore, Placido Domingo.

Ata shprehen të lumtur për krijimin e teatrit të ri të operas dhe baletit dhe në datën 15 shtator do të jenë në Tiranë për të “inaguruar” këtë vepër të re e për të shfaqur artin e tyre./albeu.com