Nënë për herë të tretë, këngëtarja e njohur pozon me barkun e rrumbullakosur (FOTO LAJM)

Këngëtarja e njohur amerika, Ciara do të bëhet nënë për herë të tretë. Lajmin e bukur e dha vetë Ciara përmes një postimi në Instagram duke pozuar me rrobabanjo dhe barkun e rrumbullakosur.

“Numri 3”, shkruan Ciara krah fotos duke marrë urime të shumta.

Ciara është e martuar me Russell Wilson.

Këngëtarja është nënë e dy fëmijëve, Future, 5 vjeçar (djali i saj me reperin Future) dhe vajzën 2 vjeçare Sienna.


Shtuar 31.01.2020 11:32