“Rri me sytë nga dera”, Xhesika Polo rrëqeth me fjalët 6 muaj pas humbjes së nënës (FOTO LAJM)

6 muaj më parë, këngëtarja e njohur, Xhesika Polo humbi një nga njerëzit e saj më të shtrenjtë, mamanë.

Ndonëse ky moment ishte shumë i vështirë për Xhesikën, ajo tregoi edhe në rrjetet sociale forcën që mori në këtë periudhë delikate duke vazhduar para edhe me karrierën e saj në muzikë.

Megjithatë Polo e ka kujtuar shpeshherë nënën e saj, duke sjellë ndër mend momentet më të bukura pranë saj, njëjtë si dhe në postimin e fundit.

“6 muaj pa ty moj e shtrenjta ime…Çdo ditë rri me sytë nga dera se më duket sikur do vish ti mam, s’do mësohem kurrë me mungesën tënde”, ka shkruar Xhesika krah fotos ku shfaqet duke përqafuar mamanë e saj.

Kujtojmë se pas humbjes së mamasë, Polo vendosi ta dhurojë protezën e gjirit duke i ardhur në ndihmë dikujt që nuk kishte mundësinë ta blinte apo ta merrte nga shteti.


Shtuar 27.08.2020 06:54