Ivanoviq: Duhet garanci në shëndetësi dhe arsim
Përfaqësuesit e serbëve të veriut të mos mundohen të harxhojnë energji që të ndryshojnë diçka nuk mund të ndryshohet.

Kështu ka thënë në emisionin e mëngjesit në TV pink, ish sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën, Oliver Ivanoviq, citon koha.net. Ai ka thënë se duhet kërkuar ajo që është reale e ajo është se në këtë situatë “nga Qeveria e Serbisë duhet kërkuar garanci se do të mbesim në sistemin e Serbisë në ato fusha që për ne janë shumë të rëndësishme".

Ai ka thënë se Qeveria e Serbisë ka mundur të thotë se në Kosovë do të mbetet bashkësia e komunave serbe që cilave Serbia do t’iu japë fuqi, se kjo është e vetmja zgjidhje dhe se nga Qeveria serbe duhet kërkuar garanci në fushat si shëndetësia dhe arsimi.

Sipas fjalëve të tij, nuk ka dallime të mëdha ndërmjet serbëve që jetojnë në veri të Kosovës dhe atyre që jetojnë në jug dhe se Serbia nuk mund t’i ketë dy politika në Kosovë. /albeu.com/
Shtuar më 07/05/2013, ora 12:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori