Ivanoviçi e quan Kosovën “krahinë”
Lideri i Iniciativës Qytetare Serbe, Oliver Ivanoviçi që po gjykohet për krime lufte, duke folur për vizitën e Aleksandër Vuçiçit në Kosovë, tha se kjo vizitë ka shumë rëndësi.

Ivanoviç tha se vizita do ta trimërojë “krahinën e Kosovës”.

"Kjo është shumë e rëndësishme, sepse kohë pas kohe funksionarët më të lartë shtetërorë duhet të vijnë në Kosovë dhe të bisedojnë me njerëzit tanë. Ata duhet ta inkurajojnë këtë botë, sepse ndonjëherë ndodhe depresioni total tek ara njerëz, pasi kanë ndjenjën se ndonjëherë harrohen", tha Ivanovic, për Radio Kontakt Plus të Mitrovicë.

Kryeministri serb Vuçiç do jetë në Kosovë më 14 janar./albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 21:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori