Ivanoviçi dhe kater serbe te tjere dalin para gjykates
Pëlqej
UPDATE - Oliver Ivanovic ka mohuar akuzat qe i jane ngritur per krime kunder shqiptareve ne vitet 1999-2000.

"Absolutisht nuk jam fajtor", i eshte kunderpergjigjur ai gjyqtares se ceshtjes, Roksana Komsha.

Edhe kater te akuzuarit e tjere jane deklaruar te pafajshem lidhur me akuzat qe iu jane ngritur.

Seanca ka perfunduar sot vetem me pyetjet drejtuar te akuzuarve.

Ivanovic do qendroje edhe dy muaj ne paraburgim, derisa te dale serish ne gjykate.

11:06 - Kryetari aktual i Iniciatvës Qytetare Serbe dhe ish-kandidati për kryetar të Mitrovicës, Oliver Ivanoviç ka dalë sot përpara Gjykatës Themelore të Mitrovicës.

Bashkë me të do të gjykohen dhe katër serbë të tjerë, Ragolub Delibashiç - ish polic serb, Ilija Vujaçiç, Nebojsha Vujaçiç dhe Aleksandar Llazoviç.

Oliver Ivanovici duket se ka mbështetjen edhe të personalitetetve të tjera politike serbe, pasi me të në gjykatë kanë shkuar edhe kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiç dhe nënkryetarja e partisë së Ivanoviçit, SDP-së, Sonia Bozhoviç.

Edhe interesimi i mediave, lokale dhe atyre nga Beogradi ka qenë tejet i madh. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2014, ora 13:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori