Ivanovic: Të hënën vendimi për bisedimet
I ashtuquajturi sekretari shtetëror për Kosovën, Oliver Ivanovic, ka thënë se të hënën do të merret vendimi se a do të ketë vazhdim të bisedimeve me Prishtinën, më 21 shkurt. “Ne kemi propozuar që në përfaqësimin e Kosovës të përmendet Rezoluta 1244, ndërsa Prishtina kërkon që të qëndrojë vlerësimi i GJND-së dhe diçka tjetër”, ka thënë ai për “Blic”.

“Të hënën edhe një herë do të ulemi të shqyrtojmë se a ka përafrim të qëndrimeve. Nëse ne dhe ata mbesim me forcë në qëndrimet tona, nuk ka nevojë që të takohemi”.

Rundi i ri i bisedimeve Kosovë-Serbi, ku është paraparë të diskutohet përfaqësimi rajonal i Kosovës në forumet ndërkombëtare dhe realizimi i marrëveshjeve të arritura më herët, është përcaktuar të mbahet të martën, ka deklaruar Maja Kocijançic, zëdhënëse e përfaqësueses së lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Catherine Ashtone.

Mirëpo, siç raportojnë sot mediat serbe, është shumë e paqartë se a do të mbahen këto bisedime.

Prishtina, siç raporton “Blic’, nuk është e kënaqur me modelin për përfaqësimin e Kosovës, të cilin e propozon Beogradi, sado qo ndërmjetësi Robert Cooper iu ka sugjeruar kosovarëve që ta pranojnë këtë model.

“Ata nuk janë të kënaqur për shkak se Rezoluta fletë për zgjidhja të përkohshme dhe kalimtare. Që do të thotë se statusi i Kosovës nuk është de jure i zgjidhur”, thotë një burim i gazetës nga Qeveria e Serbisë.
Shtuar më 19/02/2012, ora 13:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori